Telegrafi

Shtohen pakënaqësitë me politikën e Putinit, presidenti Taxhikistanit kritikon ashpër liderin rus

Rusia duket se në të ardhmen e afërt do të ketë probleme më shumë sesa me pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës.

Në fakt, Vladimir Putin ka marrë një vërejtje prej homologut të Taxhikistanit, presidentit Emomali Rahmon.

Ky i fundit i tha presidentit rus në samitin Azi Qendrore-Rusi në Astana se është koha që Rusia ta respektojë Taxhikistanin dhe “jo ta trajtojë si një vend afrikan”.

“Pse duhet t’i lutemi (Rusisë që të marrë pjesë) në një forum të mjerueshëm në Taxhikistan?” e pyeti Putinin.

“I kam dhënë udhëzime Ministrisë së Jashtme, madje kam biseduar me ju për t’i kërkuar (Rusisë) të marrë pjesë të paktën në nivel ministror. Jo, në nivel zëvendësministrash. A është kjo ajo që Taxhikistani meriton, një partner strategjik?”, shtoi ai.

“Ne nuk jemi 100-200 milionë, por duam të na respektojnë. A kemi shkelur diçka? A u përshëndetëm në mënyrë të papërshtatshme? Nuk ka nevojë të investoni shumë para (në Taxhikistan). Vladimir Vladimirovich (Putin). Unë ju kërkoj të mos ndiqni një politikë ndaj vendeve të Azisë Qendrore si të ishin të ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Rahmon.

Ndryshe, Taxhikistani është një vend në Azinë Qendrore i rrethuar nga Afganistani, Kina. Më 9 shtator të vitit 1991, Taxhikistani e shpalli veten një komb sovran të pavarur ndërsa Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej. Vendi është udhëhequr nga presidenti Emomali Rahmon që nga viti 1994, i cili sundon një regjim autoritar. /Telegrafi/