Site icon Telegrafi

Shtohen ndërtimet pa leje në Tetovë

Firma “Euro Invast” me të cilën Komuna e Tetovës në gusht të vitit të kaluar nënshkruajti marrëveshje për rrënimin e ndërtimeve pa leje, edhe pas 7 muajve nuk ka rrënuar asnjë objekt. Nga “Euro Invest” për Telma thonë se do të fillojnë me aktivitete të tilla, kur qeveria komunale do t’i dorëzojë urdhër dhe planprogram për rrënim të objekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga pushteti lokal thonë se akoma bëjnë vlerësimin, se cilat ndëtime pa leje duhet të rrënohen.

“Është shumë e rëndësishme që të bëhen vlerësimet e objekteve të cilat nuk duhet të prishen edhepse janë pa leje, si përshembull shtëpitë e fammiljeve të cilat jetojnë në to mbi 10 vite. Por objektet të cilat janë ndërtuar në vende ku planifikohet të ndërtohen shkolla ose ndonjë rrugë e rëndësishme për Tetovëm, këto objekte padyshim do të rrënohen”, deklaruan nga komuna.

Edhe pse nga Komuna e Tetovës deklaruan se po bëjnë vlerësime dhe planprograme sipas televizionit Telma, askush nuk ka dalur në terren. Ndërsa ndërtimet pa leje po vazhdojnë të ndërtohen në gjithë pjesët e qytetit./Telegrafi/

Exit mobile version