Policia ka shtuar masat e sigurisë para shtëpisë së prokurores speciale, Fatime Fetai, thonë burime nga PSP-ja për Tv Telma. Kjo është bërë me kërkesë të vet prokurores Fetai, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto masa nuk janë marrë për shkak të ndonjë kërcënimi ndaj prokurores në fjalë, por për shkak të pozitës ku gjendet shtëpia e saj, prandaj është vlerësuar se një hap i tillë është i nevojshëm.
Megjithatë, ministri Spasovski ka mohuar se janë shtuar masat e sigurisë për prokuroret speciale./Telegrafi/