Telegrafi

Shtohen kolonat e veturave në autostradën A1/E75 Tabanoc – Bogorodicë

Në autostradën A1/E75 Tabanoc – Bogorodicë është rritur fluksi i komunikacionit në drejtim të veriut, që ka shkaktuar kolona në pikëpagesat e autostradës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se kolona veturash ka edhe për dalje nga Maqedonia në vendkalimet kufitare në Tabanoc, e sidomos në Bogorodicë.

Pritjet në vendkalimet kufitare mund të tejkalojnë 20 minuta për hyrje, por edhe për dalje nga shteti. Komunikacioni në hapësirat jashtë qyteteve është rritur, kurse korsitë janë të thata.

LAMM porositë drejteusit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion, kurse vëmendje të shtuar duhet të kemi nëpër gryka, ku mund të paraqiten rokullisje gurësh./Telegrafi/