Telegrafi

Shtohen kërkesat për pakot e reja TiKtel dhe TiKon

Oferta më e re e Telekomit, sipas zyrtarëve të PTK-së, është e volitshme për shkak të mundësisë që ka çdo konsumatori për të krijuar pakon e re personale sipas nevojave të tij.

Shërbimet e ofruara nga Telekomi i Kosovës, TiKon (interneti) janë pakot me shpejtësi prej 512 Kbps deri 8 Mbps, derisa pakot për biseda TiKtel do të ofrojnë mundësi për secilën familje dhe biznes.

Të gjithë konsumatorët e Telekomit, të cilët janë të interesuar për pakot e reja mund vizitojnë pikat shitëse, të thërrasin në numrin 90 77, mirëpo ekziston edhe mundësia që përmes uebfaqes zyrtare të Telekomit.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010, Telekomi i Kosovës ka arritur të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve për transmetim të të dhënave, përkatësisht internetit me një rritje prej 28.52 për qind. Si rrjedhojë e kësaj, Telekomi i Kosovës ka arritur të plotësojë kërkesat e rritura të konsumatorëve për trafik të përgjithshëm të internetit nga 0.7 GB/s në fund të vitit të kaluar, në 1.6 GB/s në fund të korrik të vitit 2010.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vitin 2010 kemi 29.6 për qind më shumë instalime të reja, respektivisht konsumatorë të rinj. /Telegrafi/