Site icon Telegrafi

Shtohen kërkesat për një gjykatë speciale në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni kërkon që Prokuroria Speciale Publike (PSP) të ketë 24 muaj në dispozicion për të ngritur një aktakuzë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Uranija Pirovska nga ky komitet gjithashtu tha se duhet që të ketë një buxhet të pavarur për PSP-në, si edhe vendim ligjor që kjo prokurori të bëhet një organ i përhershëm, duke shtuar se duhet të ketë edhe gjykatë speciale për lëndët e PSP-së.

Me këtë qëndrim u pajtua Margarita Caca – Nikollovska, ish-gjykatëse në Gjyaktën evropiane për të drejtat e njeriut, pasi që gjykatësit punojnë nën trysni, ndërkaq e arsyetoi krijimin e gjykatës speciale edhe me mungesën e vullnetit të Prokurorisë Themelore Publike që të procesojë rastet, para se t’i dorëzoheshin PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version