Telegrafi

Shtohen kandidatët për stolin e Milanit, Emery tani në epërsi ndaj të tjerëve

Unai Emery po shihet si një tjetër kandidat i mundshëm për stolin e Milanit për sezonin e ardhshëm, së bashku me Luciano Spallettin, Ralf Rangnickun dhe Marcelinon.

E ardhmja e Stefano Piolit duket të jetë në ajër, pasi erdhi në krye kur u shkarkua Marco Giampaolo.

Sky Sport Italia shkruan se Unai Emery është emri i pëlqyer nga CEO aktual i klubit, Ivan Gazidis, që e kishte marr te Arsenali.

Ish-trajner i PSG, Valencia, Sevilla dhe Spartak i Moskës, Emery u shkarkua nga Gunners në nëntor të vitit 2019.

Një tjetër kandidat është Luciano Spalletti, i cili u pushua nga puna në fund të sezonit të kaluar për t’i lëshuar rrugë Antonio Contes.

Marcelino , ish-trajnerit të Valencias, po ashtu pëlqehet dhe është në listën e kandidatëve.

Ralf Rangnick mbetet opsion, ku për të flitet  që do të marr postin e drejtorit sportiv. /Telegrafi/