Telegrafi

Shtohen angazhimet rreth gripit të derrit

Në takim është folur për planin e vaksinimit të popullatës kosovare me vaksinat e gripit A/H1N1 dhe vaksinat e gripit sezonal si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve mjekësore për një triazhim të drejtë të më shumë rasteve nëse paraqiten me grip.

Gashi ka kërkuar që institucionet të cilat i përfaqësojnë bashkëbiseduesit të japin nga vetja maksimumin, në mënyrë që situata epidemiologjike të jetë në kontroll të plotë, të prekurit nga gripi të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të ngrihet niveli i raportimit rreth gjendjes në terren.

Në këtë takim u theksua se që javën që vjen mund të fillohet me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me vaksinat e gripit A/H1N1, ndërsa është vlerësuar se për këtë fazë, blerja e gjysmë milioni vaksina kundër gripit A/H1N1 do të ishte e mjaftueshme. /Telegrafi/