Telegrafi

Shtohen 18 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 77 për qind e të prekurve janë të shëruar

Brenda 24 orëve të fundit është shënuar një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 191 testime kanë rezultuar pozitiv 18 persona.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77 për qind e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Me pak se 11 për qind e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitale, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11,769 testime, nga të cilat, 11,239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/