Shay Shtriks ka pranuar publikisht se është ndarë i kënaqur me organizimin që ka parë për Final Four të Ligës ballkanike të basketbollit (BIBL) në Prishtinë.
“Falenderoj KB Sigal Prishtina dhe qytetin e Prishtinës për një Final Four 2014 të shkëlqyeshëm”, ka shkruar drejtori sportiv i BIBL.
Ai ka uruar ekipin e Levskit për triumfin e arritur dhe tri skuadrat tjera pjesëmarrëse.
“Lojtari më i mirë në mbrëmjen e parë ishin shikuesit e qytetit të Prishtinës. Ata krijuan atmosferë të mirë dhe shou të paparë. Sidoqoftë, tifozët e Sigal Prishtina dhe adhuruesit e basketbollit nga Kosova e Prishtina duhet të dinë të pranojnë humbjet dhe të respektojnë ngjarjet ndërkombëtare edhe nëse ekipi i tyre nuk luan në finale. Të gjithë ne duam që kjo të ndrroj në të ardhmen…”
“Dua të falënderoj menaxhmentin e Sigal prishtina dhe të gjithë njerëzit e angazhuar në organizim që bënë të mundur Final Four 2014, për mikpritjen dhe kujdesin e treguar. Ata kanë punuar ditë e nat për të sjellur ngjarjen më të mirë të basketbollit. Kjo nuk do të arrihej pa përkushtimin dhe punën e madh të stafit të ligës ballkanike dhe KB Sigal Prishtina”, tha Shtriks. /Sporti1/Telegrafi/