Telegrafi

Shtiret kinse po mbytet në pishinë, qeni kërcen në ujë për t’ia shpëtuar jetën pronares (Video)

Jo më kot thonë se qeni është një kafshë shumë besnike, e në veçanti kur është në pyetje pronari i tij.

Këtë gjë më së miri e dëshmon rasti i Lauren Bright e cila po shijonte rrezet e diellit në pishinë, dhe pasi që vendosi të kërcej në ujë qeni i saj Kaiser mendoi se ajo po mbytej dhe vrapoi pas saj për ta shpëtuar, transmeton Telegrafi.

Ajo dukej sikur e kishte bërë me qëllim këtë veprim për ta testuar qenin e saj që ishte në gjendje të sakrifikohet, që ta shpëton pronaren që sigurisht se sillet mirë me të.

Megjithatë ajo gjë një gjë nuk e kishte llogaritur, që qeni do t’ia kap flokët për ta nxjerrë nga uji, dhe ky veprim sigurisht se i ka shkaktuar paksa dhimbje në kokë.

Sidoqoftë, ajo me këtë ka dashur edhe njëherë t’i tregojë botës se qeni është miku i mirë i njeriut. /Telegrafi/