Adam Davis ka veshur jelekun e punonjësve, kishte shkallët dhe letërnjoftimin e rrejshëm, ndërsa u paraqit si riparues para derës së një kanali televiziv në Angli.
Me të hyrë brenda, 29-vjeçari shkoi në disa studio që transmetonin programin live erotik dhe ua hodhi “prezantueseve” gomat në formë shuplake, transmeton Telegrafi.
“Bëra xhiro në ambientet e televizionit që shfaq skena erotike, vetëm për t’i ngacmuar gratë gjysmë lakuriqe”, ka thënë Davis, pasi u largua me shpejtësi prej aty.
Zyrtarë të televizorit kanë thënë se do të rrisin nivelin e sigurisë, ndërsa e përshëndetën të riun duke i thënë se është duke iu përgatitur një hakmarrje. /Telegrafi/