Telegrafi

Shtirej si ‘fëmijë i pasur’, takohej me 19 femra në të njëjtën kohë dhe vidhte prej të gjithave (Video)

Hetuesit në Zhengzhou të Kinës, e kanë identifikuar një të ri që paraqitej si ‘fëmijë i pasur’ në rrjetet sociale kineze, ndërsa vidhte prej të dashurave, të cilat e dinin për të pasur.

Raportimet nga shumë të pamartuara, që kishin rënë pre e tij, ka bërë që të nisin hetimet dhe të mbyllen me të arrestuarin, që dyshohet se shfrytëzoi në këtë formë 19 femra, transmeton Telegrafi. Madje, ai është baba i fëmijëve të katër prej viktimave, teksa dy të tjera janë shtatzënë.

Raportohet se gjatë vitit 2017, ai e kishte humbur punën dhe nuk ndalonte së konsumuari alkool, andaj vendosi të mashtronte në këtë formë, si pjesë e trendit shumë të famshëm.

Rrobat që imitojnë veshjet origjinale dhe çantat që duken sikur të shtrenjta, të kombinuara mirë nëpër fotografi, kanë bërë që ai të jetë shumë i besueshëm.

“Sikur mbeste përnjëherë pa para dhe u kërkonte hua, deri në takimin tjetër. Asnjëra nuk dyshonte në të” thuhet në raportin policor.

Brenda dy viteve, ai kishte pasur në shënjestër femra nga familjet e pasura, që përshtateshin me stilin e jetës së tij, megjithëse gjithnjë paguanin vet’. Gjithçka është mësuar nga njëra, e cila e kuptoi identitetin dhe prejardhjen, kur e lindi fëmijën e tij.

Derisa po qëndron në mbajtje, po bëhen hetime nëse ka mundur ta ketë mashtruar edhe ndonjë viktimë tjetër në këtë formë. /Telegrafi/