Tridhjetë e katër nxënës të klasave të dyta nga shkolla fillore e Shtipit “Tosho Arsov” dhe dy mësuesit e tyre shkojnë izolim, pasi që kishin mësim fizik nga mësuesi i lëndës i cili është pozitiv me coronavirus.
Drejtoresha e shkollës, Frosina Maxharova, thotë se që nga fillimi i vitit shkollor, ata kanë pasur tre mësues të cilët janë infektuar me virusin. Nuk ka ndërprerje në mësimdhënie, sepse nxënësit dhe mësuesit e realizojnë atë online. Rastet e reja të punonjësve të infektuar në kopshtet në Shtip janë regjistruar në ndërtesën e kopshtit “Astibo” në vendbanimin “Senjak”. Një edukatore dhe përkëdhelëse u infektuan me ç’rast janë në izolim gjashtë fëmijë.
Drejtoresha e Qendrës për Shëndet- Shtip, Marija Dimitrova thotë se dje janë regjistruar 25 raste, por edhe sot pritet numër dyshifror. Infeksioni po përhapet mes të rinjve mbi 20 vjeç, familjet, por edhe tani në shkolla dhe kopshte. Grupimi i tekstilit në fabrikën më të madhe në zonën TIDZ është qetësuar.
Në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin Klinik të Shtipit, sot janë hospitializuar 53 pacientë, ka dy shtretër të lirë, 20 pacientë janë me pamje të rëndë klinike dhe janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa në spital vdiq një pacient 72-vjeçar nga Shtipi.