Site icon Telegrafi

Shtip, sot mbahet manifestimi qendror për Ditën e Policisë së Maqedonisë

Manifestimi qendror me rastin e shënimit të Ditës së Policisë së Maqedonisë (7 Maji) do të mbahet sot në stadiumin e qytetit në Shtip.

Përfaqësuesit e MPB-së do të prezantojnë aftësitë e tyre, në disa ushtrime demonstruese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shënimin e Ditës së Policisë, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryeministri Zoran Zaev, përfaqësues tjerë qeveritar, deputetë, përfaqësues të korit diplomatik, si dhe mysafirë tjerë.

Ndërsa dje aktivitete për Ditën e Policisë pati edhe në qytetin e Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version