Telegrafi

Shtip, shtohet edhe një rast i ri i sëmundjes HIV

Te 34 vjeçari nga Shtipi është konfirmuar me virusin e HIV/SIDA, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Kanal 77.

Pacienti është regjistruar dhe përveç gjinisë dhe moshës, detajet tjera nuk janë të njohura.

Me këtë rast të ri në Shtip, numri i bartësve të virusit të sëmundjes vdekjeprurëse është rritur në gjashtë, ndërsa një grua 34-vjeçare vuan nga SIDA dhe trajtohet në klinikat e Shkupit. /Telegrafi/