Site icon Telegrafi

Shtimi i rasteve me coronavirus, shtyhet hapja e transportit publik në Shqipëri

Kryetarja e Komitetit Tektnik të Ekspertëve Mira Rakacolli në një njoftim për mediat deklaroi se pas vlerësimit të situatës aktuale të coronavirusit është vendosur shtyrja e transportit publik me të paktën 1 javë.

Transporti publik është cilësuar si aktivitet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit.

Për sa i përket kthimit pas për vendosjen e karantinës, Rakacolli njoftoi se nuk do të ketë kthim pas.

Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.

Ecja përpara është në dorën tonë ndaj ne nuk duhet ti sfidojmë rregullat, duhet të kujdesemi për higjienën personale, të respektojmë distancimin social dhe të ruajmë shëndetin e gjithsecilit. Duhet të ketë më shumë përgjegjësi individuale në mënyrë që 4edhe këtë fazë ta kalojmë po me aq sukses“, tha Rakacolli./abcnews.al

Exit mobile version