Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i të lindurve në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur për 1,6%, dhe është 5255 lindje.
Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve ka shënuar rënie për 11,4%, dhe është 5432, prej të cilëve 22 janë fëmijë.
Megjithatë, numri i vdekjeve e ka tejkaluar atë të lindjeve, pra rritja natyrore e popullsisë shënon rënie prej 177 personash./Telegrafi/