Telegrafi

Shtime, vetura përplaset në oborrin e një shtëpie, shoferi pëson lëndime trupore

Të hënën në fshatin  Caralevë të Shtimes, një person ka humbur kontrollin ndaj automjetit që ishte duke e vozitur, duke u përplasur në murin e oborrit të një shtëpie.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“I njëjti pëson lëndime të rënda trupore dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”,thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/