Telegrafi

Shtime: Kërcënon babanë për veturë, arrestohet i biri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pjetërshticë të Shtimes pasi që ka kanosur babanë e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:28, thuhet në njoftimin e  policisë rajonale të Ferizajt.

Policia me këtë rast ka arrestuar personin me inicialet L.G. (32), i cili shkak i një mosmarrëveshje për një veturë, kanosi babanë e tij S.G. (61) dhe shkaktoi dëme materiale në garazhin e veturës.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.