Avokatja Vjollca Pustina ngriti alarmin në A2 CNN për shtimin e rasteve incestit, si edhe të ngacmimeve seksuale, që sipas saj nuk mund të kryhen nga njerëz me mendje të shëndoshë.
Ajo tha se dënimet për dhunë seksuale në vendin tonë janë të ashpra dhe shkojë në 10 vjet burg.
“Të gjithë krimet seksuale janë të dënueshme, është përhapur. Kush denoncohet të gjithë dënohen dhe dënimet në gjykatë janë të ashpra. Në gjykatë vijnë dhe persona që bëjnë edhe vepra të turpshme. Persona me mendje të rregullt, nuk mund të kryejnë këto lloj veprash dhe këto e kanë vendin në institucionet e duhura. Dhunimi seksual ka dënime të ashpra deri në 10 vjet burg. Edhe ngacmimet seksuale janë shumë shqetësuese në Shqipëri. Ka pasur raste edhe nga mësues. Me sinjalet që kemi është shtuar shumë edhe incesti brenda familjes. Një person që punon në shtëpi publike, kur sheh një me mendje jo të rregullt nuk pranon”, tha avokatja.
Duke i konsideruar krimet seksuale si pjesë të strukturës patriarkale, për aktivisten Zhaklin Lekatari mënyra e duhur për ndalimin e tyre është edukimi, forcimi i ligjit dhe për të ndihmuar viktimën.
“Krimet seksuale nuk janë të rrezikshme jo vetëm për vajzat e gratë, por edhe për djemtë, burrat dhe kafshët. Mënyra e duhur është vetëm përmes edukimit seksual, forcimit të ligjit dhe platformave për të ndihmuar viktimën. Hapi i parë është dekriminalizimi i prostitucionit. Krimet seksuale kanë të bëjnë me një strukturë patriarkale që e sheh gruan si objekt që dominohet, pushtohet e përdoret. Nuk është aksesi në marrëdhëniet seksuale që do t’i bëjë njerëzit më të mirë”, tha ajo. /Telegrafi/