Telegrafi

Shtien në automjetin e ndihmës së parë sepse i ka penguar të parkojë

Automjeti është gjendur para ndërtesës nga e cila është dashur të merrej një i sëmurë me bartëse, ka njoftuar zëdhënësi i policisë ruse.

Mashkulli i cili ka qenë duke drejtuar një xhip të madh kishte kërkuar nga vozitësi i ndihmës së parë të largonte automjetin dhe t’ia lironte vendin. Kur vozitësi i ndihmës së parë kishte refuzuar të bënte këtë gjë, personi në fjalë ka shtënë në xhamat e ndihmës së parë.

Policia ka njoftuar se në incidentin, i cili ka ngjarë ditë më parë, askush nuk është lënduar, dhe se vozitësi i padurueshëm është arrestuar.