Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me pistoletë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gjon Sereqi”, në ora 22.15, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.
Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.