Gjatë vitit që lamë pas, në kategorinë buxhetore, si shpenzime për furnizim janë shpenzuar hiç më pak se 189 milionë euro, e derisa për punë janë shpenzuar rreth 35 milionë euro më pakë.
Në raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shihet se për shërbime gjatë vitit që lamë pas janë shpenzuar 57 milionë euro, derisa për konkurs të projektimit janë shpenzuar 551 mijë euro.
Gjithsejtë në prokurim gjatë vitit paraprak janë shpenzuar 401 milionë euro, transmeton zeri.info.
Por, në këtë shumë nuk përfshihen edhe 114 milionë euro që janë shpenzuar për ndërtim të autostradës.