Lugina e Preshevës ose e njohurë edhe si Kosova Lindore, përfshinë teritorin e tri komunave të cilat gjenden në lindje të Kosovës, e të cilat momentalisht janë të ngjitura me Republikën e Serbisë. Komuna e Preshevës në jug, e Bujanocit në mes dhe e Medvegjës në veri paraqesin teritorin e Luginës së Preshevës. Sipas informatave, këto tri komuna me shumicë autoktone shqiptare në vitin 1945., administrativisht ju dhanë Serbisë.
Lugina e Preshevës ka një hapsirë prej 1250 km², në të cilën deri në vitet e ’90 jetonin mbi 100 000 banorë shqiptar. Diskriminimi shtetrorë serb ndajë popullatës shqiptare në këto anë, ka rezultuar që për më se një dekadë ky rajon të zbrazet me një shpejtësi të madhe. Aktualisht në Luginën e Preshevës jetojnë diku rreth 70 000 banorë, ku komuna e Medvegjës numron më pak se 400 banorë autokton shqiptarë.
Në vitin 1992, shqiptarët autokton mbajtën me 1 dhe 2 mars referendumin për një autonomi teritoriale-politike e kulturore në Luginën e Preshevës, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Në këtë referendum votuan 99% e popullatës së këti rajoni.
Lufta e vitit 2001, mes forcave militare e paramilitare të shtetit serb dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, bëri që të ndodhë një dyndje e madhe e shqiptarëve nga këto anë. Lufta e ndërkombtarizojë çështjen e Luginës së Preshevës.
Rrethë orës 15:15 min, me 12.02.2001 në fshatinë Konçul të Komunës së Bujanocit, me intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare u nënshkrua Marrëveshja për armëpushim në Luginë të Preshevës. Në emër të faktorit ndërkombëtar, Marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-së Piter Feith, kurse në emër të shqiptarëve komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu. Këtë Marrëveshje nuk e nënshkrojë kurr pala serbe. Dy ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje tinëzisht vritet Ridvan Qazimi, alias komandant Lleshi.
Lugina e Preshevës ka një diasporë të madhe. Shqiptarët kanë një pozicion më të volitshëm se sa para vitit 2001. Në dy komuna vetëqeverisjen lokale e drejtojnë shqiptarët, kurse në Medvegjë jo. Sot në Luginë ka shkolla të mesme dhe fillore në gjuhen shqipe, ka media në gjuhen shqipe. Shqiptarët janë të organizuar në disa parti politike, por ka pretendime që të formohet Këshilli nacional i shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Shteti serb edhe sot kur jemi në shekullin XXI, ende mbanë qëndrim të vjetërsuarë ndajë popullatës shqiptare. Qytetarët shqiptar të Luginës nuk janë ende të barabart me qytetarët tjerë në Republikën e Serbisë. Për këtë rajon të populluar me shqiptar autokton, kërkohet kujdesë më i madhë edhe nga Republika e Shqipëris edhe nga Republika e Kosovës.
Në Luginë të Preshevës kërcënohet siguria dhe shkelen të drejtat kolektive
Me 2001 në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit me një marrëveshje të nënshkruar nga UÇPMB në njëren anë dhe në anen tjetër nga faktori ndërkombëtar pozita e Luginës së Preshevës ndryshojë!
Interesimi nga faktori ndërkombëtar për këtë rajon të banuar me shqiptar arriti kulminacionin, sidomos gjatë konfliktit të armatosur në mesë të popullatës shqiptare dhe shtetit të Serbisë. Mirëpo ky interesim, varësisht nga situatat, pësojë një ndryshueshmëri.
Lufta në Luginë ndodhi si pasojë e diskriminimit dhe padrejtësive të bëra nga shteti serbë ndajë shqiptarëve autokton. Të shtyrë në një pozicion mjaft të palakmueshëm, shqiptarët autoktonë të udhëhequr nga Ushtria Çlirimatre për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc më armë kërkuan të drejtat e tyre.
Situata reale dhe pozita e shqiptarëve sot në Luginë të Preshevës nuk mundë të vlerësohet si e kënaqshme, edhe për kundër faktit se shqiptarët kanë një pozicion më të volitshëm se sa para vitit 2001.
Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës udhëhiqen nga parti politike shqiptare, por në raport me qeverinë qendrore në Beograd, të dy komunat janë edhe opizitë politike edhe opozitë nacionale – është vlersimi i kryetarit të Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi. Këtë pozicion, kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa e shpjegonë me qëndrimin e ngurtë të Serbisë, e cila edhe më tej nuk ka gatishmëri të inkurajojë lëvizjet pozitive në Luginë.
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit pohon se nuk ka ndonjë ndryshim në Serbi. Ne nuk jemi në Kosovë, nuk jemi në Maqedoni por jemi në Luginë të Preshevës. Jemi me ata të cilët kemi luftuar, me ata që jemi pa përmes armës. Janë po të njejtit njerëz. – është vlersim i z.Musliu.
Siguria dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të Luginës nuk janë si të qytetarëve të tjerë në Serbi – konstaton kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës z.Skender Destani. Kushtetuta dhe ligjet të cilat janë në fuqi në Republikën e Serbisë ende bëjnë diskriminim ndajë shqiptarëve autokton të Luginës.
Sigurinë në Luginë të Preshevës, përveq xhandarmërisë e kërcënojnë edhe deklaratat e ministrit të punëve të brendëshme të Serbisë Ivica Daçiq, për vazhdim të arrestimeve. Presionet të cilat në mënyra të ndryshme vinë nga Beogradi, bëjnë që shqiptarët e shpërngulur, sidomos nga komuna e Medvegjës, të mos kthehen në vatrat e tyre. Medvegja është tani një vend i tjerrë, ka shumë pak shqiptarë, diku afër 400.
Arrestimet spektakulare të shqiptarëve të bëra me 26.dhejtor të vitit 2008 nga forcat e Ministrisë së Brendëshme të Serbisë, vërtetuan qëndrimin e vjetërsuar të Serbisë ndajë shqiptarëve. Prokuroria për krime të luftës akuzon Agush Memishin, Faton Hajdarin, Ahmet Hasanin, Nazif Hasanin, Samet Hajdarin, Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin, Selimon Sadikun dhe Burim Fazliun për gjoja krime të luftës kundër civilëve serb dhe të tjetër në rajonin e Gjilanit pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Pas fillimit të procesit gjyqësor, vërehet se procesi kundër këtyre shqiptarëve është i montuar. Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njëriut, z.Belgzim Kamberi pohon se i tërë procesi i të arrestuarëve ka dëshmuar që ishte shumë i politizuar, pavarësisht të vërtetës që fshihet pas procesit të cilin do ta shohim se si do të rezultojë.
Xhandarmëria dhe forcat e ndryshme militare të cilat janë stacionuara në Luginë të Preshevës, me të madhe u ofrojnë qytetarëve pasiguri. Edhe pse marrëveshja e Konçulit parashihte demilitarizimin e Luginës, kjo gjë nuk ka ndodhur. Sot, prezenca enorme e forcave militare sjell shqetësim te qytetarët shqiptarë të Luginës. Këto forca kanë një karakter të frikësimit të shqiptarëve, të krijimit të kushteve të pasigurisë.- vlerëson z.Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës.
Të drejtat kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës mund të vlersohen se kanë ngecje ose nuk kanë lëvizur fare, prej pozicionit para vitit 2001. Në të drejtat kolektive të njëriut të cilat shkelen në Luginë janë ato në fushen e arsimit, të përdorimit të simboleve kombëtare, në fushën e përfaqësimit në institucionet shtetrore të Serbisë etj. Shqiptarët e Luginës ende nuk kanë të drejtë në arsimin sipëror në gjuhen e tyre. E dyta, që është edhe më flagrante, shqiptarët janë i vetmi komunitet në Serbi që nuk ka të drejtë të përdorë simbolet e saja kombëtare. – konstaton kryetri i KDNj-së në Luginë z.Belgzim Kamberi.
Në Luginë të Preshevës ka media, por mungon arsimi univerzitar në gjuhen shqipe
Gjatë konfliktit të armatosur Lugina e Preshevës ishte e përfshirë nga mediat rajonale dhe botërore, ndërsa pas vitit 2001., interesimi medial për këtë rajon pati rënje. Sot, Lugina e Preshevës është pak e prezentuar në mediat qendrore të Serbisë, kurse me një intenzitet më të shtuar në mediat shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Në Luginë të Preshevës prej përjudhës së pas konfliktit janë themeluar disa media të cilat përmbajnë program në gjuhën shqipe. Për Luginën informojnë mediat lokale, siç janë radiot dhe televizionet, më pas revista javore “Perspektiva”, por edhe mediat elektronike në internet siç janë presheva.com, kosovalindore.com etj.
Imaxhinari kolektiv në Serbi, duke ju falenderuar mediave republikane dhe politikës antishqiptare të shtetit, për Luginën e Preshevës apsorbon vetëm informata negative. Zëvëndës kryetari i Komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi e shpjegonë këtë dukuri me faktin që Lugina e Preshevës është pak e prezentuar në mediat e Republikës së Serbisë. Ai pohon se kur ndodhë ndonjë incident në Luginë, atëherë mediat republikane me pompozitet e paraqesin atë, nërsa për ngjarjet pozitive ka shumë pak informacion. Qytetarët shqiptarë të clatë e paguajnë televizionin shtetror serbë nuk kanë program në gjuhën e tyre, dhe për të ndryshuar këtë pozicion Beogradi zyrtar as që qanë kokën.
Komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit janë themelues të dy televizioneve publike lokale në këto komuna. Televizioni i Bujanocit dhe Televizioni i Preshevës janë transmetuesit të cilët si themeltar kanë komunën dhe paraqesin program kryesisht në gjuhën shqipe. Në të dy këto televizioni ka edhe program në gjuhen serbe. Në Luginë përveç televizioneve publike ekzistojnë edhe televizionet private. Është Televizioni Aldi në Preshevë dhe Televizioni Spektri në Bujanoc. Këto televizione bëjnë program në gjuhën shqipe.
Drejtori i sapozgjedhur i Televizionit të Preshevës z.Reshat Neziraj thotë se valët e TVP kanë qasje në komunë dhe në komunat për rreth Preshevës, ndërsa veçon se Televizioni i Preshevës punën pa frekuenca nga se ato nuk i ka ndarë organi kompetent i shtetit. z.Neziraj gjykonë se mosndarja e frekuencave është pjesë e presionit të Serbisë që ky rajonë të mbetet anashë për nga informacioni në gjuhen shqipe.
Kurse nëse flasim për një prezentim më të gjërë të Luginës së Preshevës, për ata të cilët nuk jetojnë aty, atëherë për këtë kujdeset portali presheva.com. Editori i këti portali z.Driton Salihu deklaron se portali në fjalë ka një numër të madhë të vizitorëve të cilët informohen me më të rejat nga rajoni i Luginës. Për ngjarjet e rëndësishme të cilat ndodhin në Luginë të Preshevës përmes korrespondentëve të tyre mediat shqiptare, çofshin ato vizive apo të shkruara në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni informojnë audiencën në këto shtete.
Nxënësit shqiptarë pas vitit 2002. kanë një pozicion më të mirë, për faktin që ata mësojnë në objekte shkollore në gjuhen e tyre. Komunat e Luginës kanë shkolla fillore dhe të mesme, në të cilat nxënësit shqiptar mësojnë në gjuhen shqipe, por problem është shkollimi sipëror.
Komuna e Bujanocit ka në teritorin e saj 7 shkolla fillore dhe një shkollë të mesme me 10 profile arsimore. – pohon drejtori i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, z.Vahidin Iseni. Drejtori Iseni shprehë edhe brengosjen e tij për kushtet nën minimum në të cilat i zhvillojnë mësimet nxënësit e kësaj shkolle. Ndërsa drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, z.Xhevat Fejzullahu konstaton se viti 2002., ishte vit kthesë për shkollën e tyre nga se emri i saj nga “Mihailo Pupin” pas 13 viteve rikthehet në “Sezai Surroi”. Në këtë shkollë në vitin rrjedhës janë të regjistruar 1381 nxënës në dhjetë profile arsimore sa ka shkolla. Ndërkaq, Komuna e Preshevës ka 8 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme, pra gjimnazin dhe shkollën e mesme teknike. Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë numronë 2250 nxënës dhe konsiderohet shkolla me numrin më të madhe në Serbi. Për veç gjuhës shqipe, nxënësit mësojnë edhe gjuhen serbe e cila ka statusin e gjuhës së shtetit, kurse si gjuhë të huaja mësohen anglishtja dhe frengjishta, por edhe gjermanishtja.
Ministria e arsmit e Republikës së Serbisë nuk bënë ndonjë interesim sikur për shkollat ku mësojnë nxënësit serb, ndërkaq furnizimi me tekste shkollore nga ministria në fjalë është shumë i limituar. Drejtori i shkollës fillore “Muharrem Kelmendi” në Tërnoc z.Vahidin Iseni për këtë mosinteresim të mjaftueshëm të shtetit serb shpjegon se – Ka ndodhë që i kemi shkruar planet që na i ka imponu Serbia, kurse mësimet i kemi zhivlluar me literatur të Kosovës.
Kur flasim për arsimin sipëror në Luginë, janë dy faktor kryesor që paraqesin problem për nxënësit të cilet dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin në vendin e tyre. Republika e Serbisë nuk ndihmon hapjen e një universiteti për studentet shqiptarë të Luginës, por edhe studentëve të cilët mbarojnë fakultetet në Universitetin e Prishtinës nuk ua njehë diplomat. Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njëriut z.Belgzim Kamberi shpjegonë se diplomat nuk njihen për shkak se janë të vulosura me vulën e Republikës së Kosovës. Mosnjohja e këtyre diplomave nga shteti ku shqiptarët e Luginës aktualisht jetojnë, paraqet problem për punësimin e këtyre të diplomuarëve, çoftë në institucione lokale apo ato shtetrore. Edhe pse Universiteti i Prishtinës ka rezervuar vende për nxënësit e Luginës, ata prap janë të limituar për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e lindjes. Nxënësit dhe qytetarët e Luginës janë të kënaqur që për të lehtësuar jeten e tyre është kujdesurë, por siç thon ata edhe më parë është kujdesur Universiteti i Tiranës duke ju rezervuar vende të lira. Diplomat e arritura në këtë Universitet, për veç nostrifikimit nuk paraqesin problem për shqiptarët e Luginës.
Biblotekat e komunave të Luginës ofrojnë libra të ndryshme për lexuesit shqiptar. Drejtori i Biblotekës “14. nëntori” në Bujanoc, Galip Beqiri pohon se në kohën e Millosheviqit shumë libra ishin të ndaluara, kurse prej vitit 2002., ka një sasi të mjaftueshme të librave, por ende kjo biblotek ka nevojë për botime të reja nga Kosova e Shqipëria.
Jeta kulturore në këto komuna zhvillohet edhe nëpër shtëpit e kulturës. Sipas drejtorit të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Musa Limani, shtëpia e kulturës ofronë aktivitete shumëetnike. Aktiviteti më i veçant është “Vera kulturore” e cila mbahet në muajn korrik. Edhe shtëpia e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë i ofronë publikut preshevar aktivitete të ndryshme. Naser Nuredini, drejtor i shtëpis së kulturës në Preshevë shpjegon se shumë shpesh kultura bëhet peng e politikës, me këtë edhe shfaqen probleme të cilat i hasim gjatë aktiviteteve tona.
Lugina e Preshevës me ekonomi të pa përkrahur nga shteti
Lugina e Preshevës gjatë kohës së Millosheviqit, sikur në të gjitha fushat e jetës edhe në aspektin ekonomik kishte pësuar një kolaps. Masat e dhunshme kishin larguar shumë shqiptarë nga puna, por edhe diskriminimi i vazhdushëm kishte dhënë efektin e vet. Të rinjët shqiptarë të cilët nuk shihnin përspektivë në vendlindjen e tyre ia mësynë perendimit. Ekonomia e ndrydhurë dhe diskriminimi antishqiptar bëri që teritori i Luginës të mos ketë asnjë zhvillim në aspektin ekonomik. Pas vitit 2001., kur edhe u ndalë lufta, ekonomia e Luginës u kaplua nga një ndryshim pozitivë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi pohon se gjatë periudhave 2001. – 2004., ka një zhvillim të projekteve të rëndësishme të infrastrukturës. Përkrahja më e madhe erdhi nga donatorët ndërkombëtar që ishin të vendosur në këtë rajon. Në këtë fazë është realizuar ndërtimi i shkollave, rrjetit të ujësjellsit, rrjeteve të kanalizimeve, rrjetit të rrugëve etj.
Në vitin 2001., si pjesë e programit ishte po ashtu edhe integrimi i shqiptarëve nëpër institucionet nga ku ata në mënyrë të padrejtë ishin diskriminuar dhe larguar. Në institucionet lokale një numër jo i madhe i shqiptarëve u punësua, por që kurr nuk ekzistojë vullneti i qeveritarëve serb për ta harmonizuar numri e të punësuarëve me numrin e popullatës. Kur flasim për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetrore të Serbisë, mund të themi se numri i të punësuarëve është shumë simbolik ose nuk ka fare. I vetmi është programi i përfshirjes së shqiptarëve në polici i cili është zhvilluar me hapa të mirë, kurse as një projekt tjetër nuk ka arrit të realizohet siç duhet, qoft në sistemin e jurispodencës të nivelit republikan ose rajonal.
Lugina e Preshevës edhe pse ka një pozitë ekonomike shumë të pa përkrahur nga shteti, ka një diasporë e cila paran e saj e investonë në Luginë. Pronari i restoranit “Evropa 2” në Preshevë, z.Burhan Zejnullahu pohon se edhe pse nuk kemi përkrahje dhe lehtësime nga shteti, paran e fituar largë vendëlindjes e kemi investuar këtu. Përveç mos përkrahjes qeveria e Beogradit për mesë presioneve të ndryshme mundohet të dekurajojë biznesmenët shqiptar, të mos investojnë në vendlindje, por edhe mundësisht të largohen nga Lugina.
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njëriut z.Belgzim Kamberi vlerson se edhe prania e xhandarmëris ndikonë në largimin e investitorëve nga rajoni i Luginës. Xhandarmëria, thot ai është problem i dyfisht. Ajo te shqiptarët konceptohet si diçka që kërcënon sigurinë, por të serbët vendor ajo konceptohet si diçka që garanton sigurinë. Mirëpo problemi i pranisë së xhandarmëris është nga se ajo krijonë një farë imazhi, një gjendje të jashtzakonshme në Preshevë dhe Bujanoc, pavarësisht asaj nëse kjo e kërcënon apo garanton sigurinë. Vetë prania e saj e ngec çdo zhvillim në Luginë, e posaqërisht përparimin ekonomik.
Është për tu cekur se Lugina e Preshevës me koridorin e dhjetë i cili kalon përmesë komunave shqiptare të këti rajoni, e shtonë shpresën e lëvizjeve pozitive ekonomike edhe pse Serbia me çdo kusht mundohet të izolojë ndikimin pozitivë të koridorit tek shqiptarët. Liderët e partive politike të Luginës vlersojnë se edhe një autostradë e mundshme që do të lidhte Prishtinën me Luginën e Preshevës, do të hapte përspektiva edhe ekonomike për shqiptarët atje. Ata, propozimin e ish-kryeministrit Agim Çeku për autostradën që do të lidhte Prishtinën me Luginën përmesë pikës kufitare “Dheu i Bardhë” e vlersojnë si shumë me vend. Trasa Bujanoc – Prishtinë – Prizren – Morinë – Durrës – Tiranë vlersohet si shumë produktive edhe nga aspekti ekonomik. Ajo do të ofronte Luginën jo vetëm me Prishtinën por edhe me Tiranën.
Një pozitë e mirë ekonomike e Luginës së Preshevës, do të mbante popullatën shqiptare në trojet e tyre, pavarësisht barrierave që do të mund ti shkaktonte shteti ku ata jetojn. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do të mund të ipnin kontributin e tyre, nëse qeveritë e këtyre shteteve do të ndanin bugjete të posaqme për shqiptarët të cilët jetojnë në shtetin i cili nuk kujdeset për ta.
Beogradi me incidente tenton të prishë arritjet politike në Luginë të Preshevës
Prej pas mbarimit të luftës e këndej, faktorizimi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kishte një lëvizje nga përparimi. Tentimi i partive politike shqiptare për avancim dhe zgjidhje të problemeve përmesë proceseve demokratike në Luginë, haste shumë pak në përkrahje të qeveritarëve të shtetit serb. Me incidente dhe aksione negative të cilat i ndërrmerte Serbia, synonte prishjen e çdo të arriture politike në Luginë. Me intervenimin e faktorit ndërkombëtar qeveria e Serbisë formojë një organ të ashtuquajtur Trupi koordinues, përmes të cilit tentohet të zgjidhen problemet në Luginë të Preshevës. Këtë organ kohë pas kohe liderët e partive politike shqiptare e bojkotonin, për shkak se vullneti politik i Beogradit nuk shkonte në drejtimin e duhur.
Faktori nderkombëtar sygjeronte shqiptarët të ulnin tencionet, ndërsa presionet që shkonin në drejtim të Beogradit derdhëshin në vesh të shurdhur. Gjatë këti viti shqiptarët filluan një dialogim të ri me qeverinë e udhëhequrë nga Cvetkoviq përmesë riorganizimit të Trupit koordinues, mirëpo ata nuk janë të kënaqur me të arriturat e këti organi.
Vullneti i shqiptarëve për integrim është për tu lavdruar, por qeveria e Beogradit është akoma largë plotësimit të standardeve demokratike për qytetarët shqiptar të Luginës.
Për një përmirësim të pozitës së shqiptarëve do të ishte i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm unifikimi i faktorit politik shqiptar të Luginës. Aktualisht në Luginë nuk ka një që fletë në emër të të gjithë shqiptarëve, por flasin partit politike, qytetarët e komunave, kryetarët e kuvendeve, flasin OJQ-të e ndryshme. – shprehet nënkryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës z.Besim Abdulli. Ai vlerson se kjo është një e met e madhe.
Qytetarët shqiptarë dhe aktivistët politikë e vlersojnë si detyrë parësore dhe përgjegjësi politike, të partive shqiptarët të cilat kanë marr votëbesimin e qytetarëve që sa më parë të formojnë Këshillin Kombëtar Shqiptarë. Ky këshillë do të aktualizonte shumë çështje me rëndësi për shqiptarët e Luginës, në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare.
Formimi i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve duhet të pasohet me përkrahejn e 3 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të verifikuara në gjykatë. Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave në Serbi që u miratua në parlamentin e Sërbisë më 1 shtator, bashkësive të vogla kombëtare u mundëson formimin e një organi përfshirës i quajtur Këshilli kombëtar.
Këshilli kombëtar duhet të luajë rolin e një mekanizmi politiko-juridik me qëllim të përparimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës.
Këto ditë, pas disa vitesh hamendjeje, partitë politike shqiptare (PVD, PDSH, LPD, BDL, UDSH dhe Grupi qytetar Rahmi Zulfiu), kanë arritur marrëveshje për nisjen e iniciativës për themelimin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Edhe faktori ndërkombëtar i kurajonë liderët shqiptarë për formimin e këtij këshilli. Gjithashtu edhe Beogradi zyrtar deklarativisht përkrahë themelimin e këtij mekanizmi politiko-juridik.
Krejt në fund do të mund të konkludonim se, lëvizjet pozitive politike që kanë ndodhur e që do të mund të ndodhnin, do të mund të mbaheshin nëse BE hapë zyre në Luginë të Preshevës me përfaqësues të posaçëm, sikur se në veriun e Kosovës.
(Autori është analist dhe hulumtues i pavarur)