Një fermer ka ndarë pamjet e filmuara me dron të tufës së lopëve të tij që kanë rrethuar një cisternë uji.
Fermeri, Amber Lea nga Australia tha se tankeri me uji dhe govata ishin burimi i vetëm i ujit për bagëtitë e tij.
“Kemi ngarkuar 100,000 litra ujë çdo ditë për mbijetesën e tyre, shpesh ne duhet të udhëtojmë 50 deri në 70 km në mënyrë që të marrim ujë për to”, tha ai.
Thatësira në New South Wales (Wellsi i ri Jugor) në Australi është ndër më të rënda që ka prekur zonën.
Shteti, i cili prodhon rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë, tani është tërësisht në thatësirë, kanë konfirmuar zyrtarët.
Rreth 100 për qind e këtij shteti është në thatësirë dhe një e katërta konsiderohet të jetë në “thatësira intensive”.
Kushtet e motit të thatë parashikohen të vazhdojnë për tre muajt e ardhshëm e fermerët po luftojnë me mungesën e ujit dhe ushqimin e rrallë për kafshët e tyre.
Çfarë e shkaktoi thatësirën?!
DW shkruan se thatësira nuk është e pazakontë në Australi, por këtë vit dimri në Australinë lindore dhe jugore ishte më i thatë se sa pritej dhe nuk siguroi ujë të nevojshëm për tokat bujqësore, duke lënë fermerët të ballafaqohen me dështimin e prodhimeve bujqësore, mungesat e ujit dhe shumë pak ushqim për kafshët e tyre.
Autoritetet thanë se më pak se 10 milimetra shi u regjistrua në zonat perëndimore, veri-perëndimore dhe qendrore të këtij shteti gjatë muajit të kaluar.
Byroja Australiane e Meteorologjisë tha se në nivel kombëtar, ishte korrja më e thatë në Australi që nga viti 2002.
Në shtetin e New South Wales, bujqësia kontribuon më shumë se 15 miliardë dollarë australianë (9.6 miliardë euro) në ekonominë e shtetit çdo vit dhe punëson më shumë se 77.000 vetë.
Çfarë po bëhet: Të dielën, kryeministri australian Malcolm Turnbull njoftoi një paketë ndihme prej 121.4 milionë euro për çdo familje të prekur.
Fermerëve u është dhënë leja për të vrarë kangurët që konkurrojnë me bagëtinë e tyre për kullota të rralla.