Telegrafi

Shteti përgjegjës për vrasjen e Diana Kastratit

“Gjykata ka përfunduar se, në këtë rast, kemi të bëjmë me cenim të së drejtës për jetë”, ka thënë një burim i gazetës “Koha Ditore” brenda Kushtetueses.

“Ka një muaj që është vendosur në këtë rast. Aktgjykimi do të publikohet të martën. Vendimi i gjyqtarëve nuk është unanim, prandaj bashkë me të do të publikohet edhe mendimi i ndarë i një gjyqtari”.

Burimi i gazetës nuk ka krijuar qasje në aktgjykim dhe nuk ka dhënë detaje as për përmbajtjen e arsyeshmërisë së aktgjykimit.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese nuk ka konfirmuar lajmin gjatë së hënës. Ka thënë se rasti vazhdon të jetë në shqyrtim. /Telegrafi/