Telegrafi

Shteti i paradokseve: Hoteli me gjashtë yje në Kore të Veriut, që vizitorët e huaj e krahasojnë me burg (Foto)

Në Phenian të Koresë së Veriut, ndodhet i vetmi hotel në vend që është në dispozicion të turistëve. Por, megjithëse ‘Ryanggang’ është vlerësuar me gjashtë yje, vizitorët e kanë cilësuar si një burg, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dhjetë fakte rreth Koresë së Veriut

Lexo po ashtu Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut: Mendoja se Kim Jong-il ishte Zot! (Video)

Lexo po ashtu Koreja e Veriut: Flokët t’i preni sipas stilit socialist! (Foto)
Lexo po ashtu Koreja Veriore – shteti bizar

Ata që kanë pasur mundësi të qëndrojnë aty, kanë shkruar në TripAdvisor për kushtet e mjerueshme dhe hapësirat e çuditshme. Në godinën që është shumë e lartë, dhomat e fjetjes janë tepër të vogla. Pos dy shtretërve, dollapit për rrobe dhe një dritareje të vogël, nuk ekziston asgjë tjetër brenda tyre.

Korridoret ngjajnë me ato të qendrave të ndalimit, që janë shumë të gjata, në pamundësi që të ikin të pranishmit.

Banjoja është po ashtu e ndërtuar si miniaturë, e pastërtia është në nivel të “duhur”. Aty madje duhet përdorur ena e plastikës për të vënë ujë sipër kokës, sepse dush nuk ka.

Sallat e ngrënies nuk janë aq të mëdha, ndërsa tavolinat e gjëra janë shumë afër njëra-tjetrës.

E, sa i përket ushqimit që sërvohet, mund të thuhet se është më i varfër se shujta që e hanë të burgosurit.

Nëpër korridore janë disa vende për pushim me ulëse dhe tavolinë, por që nuk japin ndonjë kënaqësi qëndrimi.

Ndryshe, pos këtij hoteli, në shtetin e izoluar të Kim Jong-unit, ndodhet edhe Hotel Ryugyong që është ndërtuar para 29-vitesh, por nuk është hapur kurrë. /Telegrafi/