Site icon Telegrafi

Shteti nuk i ka lëshuar rreth 12 milion euro mjete financiare për qytetarët e Maqedonisë

Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski, ka akuzuar Nikolla Gruevskin dhe kumbarës së tij, ministrit të financave Stavrevski, për politika hipokrite, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e saj në Facebook, Remenski, akuzon se në MPPS vazhdojnë të qëndrojnë paratë që duhet t’u jepen qytetarëve, edhe pse, sipas saj, janë nënshkruaj në kohë dhe në rregull procedurat e pagimit.

Sipas saj, pa paguar kanë mbetur:

-Pushimi i lindjes: 195.069.448,00 denarë
-Ndihma sociale të muajit mars: 375.051.571,00 denarë
-Ndihma për shoqëritë që punësojnë pesona me nevoja të veçanta: 64.402.617,00 denarë
-Sigurimi shëndetësorë: 8.689.231,00 denarë
-Mjete për banjat që mbulojnë pushimet e penzionerëve: 10.755.722,00 denarë
-Mjete për qytetarët për shtëpitë e djegura dhe për shërim: 240.000,00 denarë

Të gjitha këto pagesa të pakryera arrijnë rreth 12 milion euro./Telegrafi/

Exit mobile version