Site icon Telegrafi

Shteti në përrallën e plakës

Ilustrim

Në mars 2020 viktimat e koronavirusit numëroheshin me gishta. Të gjallët u ngujuan me detyrim nëpër shtëpi. Në rrugë dolën tanket. Tirana ngjante qytet i vdekur.

Pas dhjetë muajsh “histori suksesi”, viktimat llogariten rreth 6 000 (sipas të dhënave të institutit shtetëror INSTAT). Shqipëria, vendi më i prekur në Evropë për frymë. Universitetet mbyllur, kafenetë hapur: metropole virusi!

“Do të marrim masa”. Si plaka e përrallës? Pasi i vodhën krejt çka pati dhe e lanë rrasë në diell, plaka i vuri llozin derës: më vidhni prapë, në qofshi të zotë!

Me virusin lufta është asimetrike. Armiku na sheh, ne nuk e shohim.

Asimetrike edhe qetësia e akullt e qeverisë, përballë jetëve që shuhen përditë. “Virusin do ta asgjësojë koha!”.

Është paaftësi, mungesë përgjegjësie?

Është pjesa më e zezë e strategjisë së shpopullimit të Shqipërisë?

Qeveria e di se në prill shqiptarët votojnë, por votat do t’i numërojë prapë ajo?

Qeveria e di se në prill i humb zgjedhjet, prandaj “pas meje kiameti”?

Nëse këto pyetje janë spekulime, përgjigjet me spektakle të shpëlara vaksinash të sjella në çanta dhe me batutë-strategji, çka dëshmojnë?

Exit mobile version