Pas gjithë rrëmujës së shkaktuar në veriun e Kosovës dhe pas vendosjes së reciprocitetit tejet të vonuar me Serbinë, bizneseve dhe produkteve kosovare iu është hapur rruga në treg. Por jo vetëm kaq, Republika e Kosovës tani pasi që kontrabandimi dhe futja e të mirave ekonomike ilegale do të bie dukshëm për të mos thënë 100%, do të ketë mundësinë që me investime në sfera dhe fusha të caktuara të zhvillojë dhe t`i jap hov ekonomisë së vendit, duke pasur kështu influence direkte edhe në standardin jetësor të shtetaseve. Ndryshime dhe përparësi të shumta politike. Integrimi më i lehtë me mbizotërim të ligjit, liberalizimi i vizave, njohjet e reja, përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike… Hyrja në organizatat të ndryshme ndërkombëtare, që do të sillnin vendin në një pozitë të favorshme politike ashtu edhe ekonomike. Këto janë vetëm disa nga të mirat që do sjellë “aksioni i shtetit”.
Ndryshimet ekonomike
Duke ditur potencialin e vendit për bujqësi është logjike qe lëvizjet më të mëdha të bëhen në këtë aspekt(sferë). Qeveria e Republikës së Kosovës, me në krye shefin e saj të ekzekutivit, tash më ka marrë një kredi prej 20 milionë eurosh me qëllim të investimit të tyre në bujqësi. Deri më tash bujqësia ka qenë njëra nga fushat që është lënë pas dore. Bujqit kosovarë janë detyruar që të paguajnë çmimet e njëjta të karburanteve si gjithë të tjerët, e mos të themi për çmimet dhe shpenzimet tjera që janë të nevojshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Investimet janë të domosdoshme edhe në fusha të tjera. Me këto investime do të ulet papunësia, inflacioni dhe më këtë edhe në ekonominë kombëtare do vërehen ndryshime pozitive. Integrimi euroatlantik për ne do jetë më i lehtë me ekonomi më të zhvilluar dhe më konkurruese.
Përparësitë politike!
Me fillimin e “aksionit të shtetit” Republika e Kosovës ka hyrë në rrugën e përmirësimit të gjendjes diplomatike. Dihet që integrimi në familjen evropiane është i pamundur kur sovraniteti dhe kushtetutshmëria nuk është prezente në gjithë territorin e vendit. E gjithë puna e bërë deri më tash për futje në institucionet euroatlantike ka qenë e kotë, pasi që problemet interne kanë qenë të pazgjidhura.
Aksioni në veri është fillimi i shumë proceseve. Njohja e vendit nga pesë shtetet e mbetura anëtare të BE-se, liberalizmi i vizave që nënkupton lëvizjen e lirshme të shtetasve kosovar, mundësitë e shumta për studentë… Mbizotërimi i ligjit është sigurim dhe një lloj garancie për investitorë nga jashtë. Me këtë dalin në shesh vetëm disa nga të mirat e “aksionit të shtetit”.
E gjithë kjo rrëmujë e shkaktuar duket sikur i ka ofruar me njëri tjetrin ”armiqtë” politik kosovarë. Të gjitha subjektet kosovare dhe përfaqësuesit e tyre kësaj here si kurrë më parë ishin të të njëjtit mendim. Madje edhe subjekti më i ri, VV është shprehur i kënaqur me veprimet e ndërmarra nga aparati shtetëror në veriun e vendit dhe ka kërkuar që të mos ndalet puna e nisur. Veprimet e kryera deri më tash jo vetëm që kanë sjellë të mira nga aspekti ekonomik dhe politik, por në një mënyrë kanë bashkuar vendin dhe e ka bërë një.