Edhe kësaj radhe, shteti mori më tepër hua se që kishte parashikuar, përmes ankandit të letrave me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga 3.2 milion euro të parashikuara, u morën 4.3 milion euro borxh. Kreditorët e brendshëm ishin të interesuar më tepër për obligacionet 10 vjeçare.
Për nesër nuk është paraparë ndonjë kthim borxhi, ndërkaq ankandi i radhës i letrave me vlerë është caktuar për ditën e martë, pra më 26 prill./Telegrafi/