Rregullatori i bankës së Kinës thuhet se ka urdhëruar një hetim mbi investimet e huaja, përfshirë edhe blerjen e Milanit.
Klubi italian u ble nga Rossoneri Sport Investment më parë këtë vit, mbështetur nga investitori kryesor kinez Yonghong Li.
Pronarët e rinj tashmë kanë treguar muskujt e tyre financiarë në tregun e transferimeve, duke nënshkruar me Mateo Musacchio, Andre Silvan, Ricardo Rodriguez dhe Franck Kessien.
Megjithatë, gazeta financiare e respektuar Financial Times raporton se huadhënësit në Kinë janë urdhëruar të kontrollojnë “rrezikun sistematik” të paraqitur nga “disa ndërmarrje të mëdha” në investimet e huaja.
Rregullatorët kinezë janë të shqetësuar nga përdorimi i metodave të financimit me rrezik të lartë, duke përfshirë lëshimin e obligacioneve me interes të lartë për investitorët.
Grupi famoz i Li kërkoi investime nga fondi amerikan i mbrojtjes Elliott Management për të bërë marrëveshjen mbi këtë blerje.
Përveç kësaj, ka shqetësime në Pekin për çmimet e larta të paguara për asetet jashtë shtetit, me frikën se huadhënësit kurrë nuk do të jenë në gjendje të rimarrin paratë e tyre.
Grupi Suning bleu Interin për rreth 270 milionë euro, ndërsa Milan u shit për një total prej 740 milion eurosh, duke përfshirë edhe borxhin prej 220 milionë euro.
Askush nuk është i lidhur me ndonjë nga kompanitë e përfshira që është akuzuar për ndonjë keqbërje, por çmimi i aksioneve të kompanive të hetuara thuhet se ka rënë. /Telegrafi/