Shteti Islamik deklaron se do të nisë prodhimin e monedhës së tij për ta përdorur në territoret e kontrolluara në Siri dhe në Irak.
Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut i cili mendohet se është grupi terrorist më o pasur në botë, deklaroi të enjten e 13 nëntorit, planet e tij për të prodhuar monedha të ndryshme në flori, argjend dhe baker si një lëvizje e dedikuar tërësisht Zotit.
Departamenti i thesarit i Shtetit Islamik tha se së shpejti do të dalë me një deklaratë tjetër për të shpjeguar se ku do të gjenden këto monedha.
Ai gjithashtu theksoi se “objektivi është të lirojë myslimanët nga merkantilizmi dhe nga opresioni ekonomik satanik”.
Në fotot e publikuara nga ISIS-i, paraqitet në njërën anë “Shteti Islamik” dhe në tjetrën “kalifati” si dhe pesha dhe vlera e monedhës.
Simbole si xhamia e al Aqsa në Jeruzalem shfaqen gjithashtu në monedha të ndryshme. /Telegrafi/