Telegrafi

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Orlando

Amaq, agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, ka njoftuar se grupi militant terrorist është përgjegjës për sulmin e sotëm në një klub nate në Orlando, Florida.

Një sulmues të dielën në mëngjes vrau së paku 50 persona dhe la 53 tjerë të lënduar pasi shtiu me armë zjarri, transmeton koha.net.

“Sulmi me armë që kishte cak një klub nate të homoseksualëve në qytetin e Orlandos në shtetin e Amerikës, Florida, që la më shumë se 100 të vdekur ose të lënduar u bë nga një luftëtar i Shtetit Islamik”, ka njoftuar Amaq.