Site icon Telegrafi

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin me furgon në Barcelonë (Foto)

Një furgon është futur në një turmë njerëzish duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur së paku 80 të tjerë në një rrugë të ngarkuar me turistë në Barcelonë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Gjithashtu, sipas asaj që raportojnë disa media, një njeri është arrestuar, si i dyshuar, si dhe një tjetër është qëlluar për vdekje.

Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, i ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/

https://twitter.com/siteintelgroup/status/898263784833163264

Exit mobile version