Site icon Telegrafi

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në urën e Londrës

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm terrorist, i cili vrau dy dhe la tre të plagosur në një përleshje me thikë afër urës në Londër.

Organizata terroriste tha që Usman Khan, 28 vjeç, veproi në emër të tyre, megjithëse grupi nuk dha asnjë provë nga ky rast.

Khan u burgos në vitin 2012 për rolin e tij në një grup terrorist të frymëzuar nga Al Kaeda që komplotoi të bombardonte Bursën e Londrës dhe Ambasadën e SHBA dhe të vriste Boris Johnson, transmeton Telegrafi.

Më parë ishte spekuluar se sulmi mund të ketë qenë hakmarrje për vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Khan kishte kërcënuar të hidhte në erë një ndërtesë përpara se ai të shkonte drejt urës së Londrës.

Policia e armatosur, e cila u përball me të dyshuarin u dëgjuan duke bërtitur në drejtim të tij, duke i kërkuar që të ndalej para se t’a qëllonin nga një distancë e afërt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version