Site icon Telegrafi

Shteti i’a rrënoi shtëpinë, kanë kaluar 10 vite dhe ende pa dëmshpërblim

Tetovari Bozhidar Vasovski edhe pas 10 viteve nuk ka marrë dëmshpërblim për shtëpinë e tij, ku shteti i’a rrënoi për interesat publike, gjegjësisht për ndërtimin e bulevardit Marshall Tito në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, Vasovski, e ka paditur shtetin dhe ka filluar procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Shkup, por rasti i tij ende po zhagitet në labirinthet e gjykatës. Gjykata themelore tre herë ka sjellur vendim, por në favor të shtetit. Vendime të këtilla, janë refuzuar edhe në Gjyqin e Apelit, e cila dy herë e ka kthyer lëndën për rishikim, por për të tretën herë nuk e ka pranuar ankesën e tyre.

Për rastin e Vasovskit, tani vendos Gjykata Lartë. Shtëpia e Bozhidar Vasovskit e cila me fuqi shtetërore është rrënuar, gjendeshte në Qendrën e Tetovës.

Exit mobile version