Site icon Telegrafi

Shteti ia paguan prostitutën

Punëtori i tij i shërbimit social tha se seksi është respektim i të drejtave të njeriut për këtë djalosh anonim, të cilin e përshkroi si “i virgjër i frustruar”.

Vizita e tij në bordelet holandeze në shtator është pjesë e financimit të cilin qeveria e miratoi për t’i ndihmuar personat me probleme në zhvillim. Persona të tillë do të kenë buxhetin e tyre personal, të cilin kanë mundësi ta shpenzojnë sipas dëshirës.

Punëtori social i tha gazetës “Daily Mail” se klienti i tij është “i zemëruar, i frustruar dhe nervoz i cili ka nevojë për seks”.

“Ai planifikon të shkojë për pushime në Holandë. Ka kaluar dy kurse për shëndetin seksual dhe tash dëshiron ta provojë. Vajzat në Amsterdam janë shumë më të sigurta në krahasim me vajzat nëpër rrugët britanike. Le të argëtohet djaloshi”, tha punëtori i shërbimit social. Ai tha se refuzimi i këtij shërbimi do të paraqiste shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kush po thotë se ai nuk ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë? Nuk mund ta kufizojmë djaloshin e ri i cili dëshiron ta shijojë botën”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version