Telegrafi

Shteti gjerman, jo aksioneve në OPEL

Kancelarja gjermane Angela Merkel zyrtarisht e hodhi poshtë mundësinë që shteti të blejë pjesë të "Opel"-it që ta shpëtojë falimentimin e prodhuesit të makinave.

Ideja për përzjerje direkte të shteti në "Opel" i cili është në pronësi të kompanisë amerikane "Gjeneral motors", u përmend dje nga ministri i Punës Olaf Shiolc nga Partia Socialdemokratike, partneri i koalicionit me qeverinë e Merkelit.

"Nuk duhet që të druhemi nga kjo ide", deklaroi ai në intervistën për gazetën "Blic" por shtoi se kjo masë nuk duhet të jetë afatgjatë.

Në intervistë për televizionin gjerman dje Merkeli tha se Qeveria nuk ka ndërmend që të blejë direkt një pjesë të "Opel"-it. Sipas saj, vendimi i saj nuk do të mund të jetë një risi e mirë për nëpunësit e "Opel"-it.

Berlini kërkon nga Uashingtoni që të marrë plan më preciz për shpëtim të "Opel"-it dhe për të ardhmen e "Gjeneral motors".