Site icon Telegrafi

Shtetet më të rrezikshme dhe më të sigurta për t’i vizituar në vitin 2020

Harta e "Travel Risk Map", ku me ngjyrë të kuqe janë shtetet më të rrezikshme, ndërkaq me të gjelbër janë shtetet më të sigurta

Hulumtuesit kanë zbuluar se cilat janë shtetet më të rrezikshme për t’i vizituar gjatë vitit 2020.

Libia, Somalia, Sudani Jugor dhe Republika Qendrore Afrikane – që të gjitha në Afrikë, janë shtetet më të rrezikshme, sipas “Travel Risk Map”, transmeton Telegrafi.

E krijuar nga ekspertët globalë të rrezikut, “International SOS”, harta e renditë sigurinë e shteteve përgjatë tri kritereve të ndryshme: siguria shëndetësore, siguria e përgjithshme dhe siguria rrugore.

Vetëm katër shtetet e përmendura më lart kanë marrë më së paku pikë në secilën kategori.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Slovenia, Andorra dhe Svalbardi kanë marrë më së shumti pikë në tri kriteret, duke rezultuar si shtetet më të sigurta në botë.

Këto janë shtetet më të rrezikshme për vitin 2020:

– Libia

– Somalia

– Sudani Jugor

– Republika Qendrore Afrikane

– Mali

– Siria

– Iraku

– Jemeni

– Afganistani

Këto janë shtetet më të sigurta në botë për vitin 2020:

– Islanda

– Norvegjia

– Finlanda

– Danimarka

– Zvicra

– Luksemburgu

– Sllovenia

– Andorra

– Svalbardi

– Greenlanda. /Telegrafi/

Exit mobile version