Telegrafi

Shtetet që do të konkurrojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2018”

Skena e "Eurovision 2018"

Sonte (e martë) mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2018”.

Plot 19 është numri i shteteve që garojnë sonte, ndër to edhe Shqipëria me përfaqësues këngëtarin Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”.

Festivali mbahet në “Altice Arena” dhe transmetohet nga kanalet shtetërore të të gjitha shteteve të Evropës.

Skena e “Eurpvision 2018” (Foto: Eurovision)

Prezantueset e sivjetmë të “Eurovisionit” janë: Filomena Cautela, Sílvia Alberto, Daniela Ruah and Catarina Furtado.

Prezantueset që do të moderojnë tri netët e festivalit “Eurovision 2018” (Foto: Eurovision)

Në konkurrimin e sotëm është edhe një tjetër shqiptare – ajo është këngëtarja Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.

Të drejtë votimi kanë të gjitha shtetet që s’janë në konkurrim, ndërsa Shqipëria mban kodin “03”.

Këto janë të gjitha shtetet që garojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovisoon 2018”, dhe kodet e tyre përkatëse:

01. Azerbajxhani, Aisel – “X My Heart”
02. Islanda, Ari Ólafsson – “Our Choice”
03. Shqipëria, Eugent Bushpepa – “Mall”
04. Belgjika, Sennek – “A Matter of Time”
05. Republika Çeke, Mikolas Josef – “Lie to Me”
06. Lituania, Ieva Zasimauskaitė – “When We’re Old”
07. Izraeli, Netta – “Toy”
08. Bjellorusia, Alekseev – “Forever”
09. Estonia, Elina Nechayeva – “La Forza”
10. Bullgaria, Equinox – “Bones”
11. I.R.J e Maqedonisë, Eye Cue – “Lost and Found”
12. Kroacia, Franka – “Crazy”
13. Austria, Cesar Sampson – “Nobody but You”
14. Greqia, Yianna Terzi – “Oniro mou” (Όνειρό μου)
15. Finlanda, Saara Aalto – “Monsters”
16. Armenia, Sevak Khanagyan – “Qami” (Քամի)
17. Zvicra, ZiBBZ – “Stones”
18. Irlanda, Ryan O’Shaughnessy – “Together”
19. Qipro, Eleni Foureira – “Fuego”. /Telegrafi/