Shqiptarët “nuk kanë lidhje” me anglishten. Kështu së paku thotë një hulumtim i Indeksit të agjencisë “EF EPI” (English Proficiency Index).
Në renditjen e re të shteteve që e flasin më së miri anglishten, nuk ka vend për shqiptarët.
Holandezët thuhet se janë populli që më së miri e flasin gjuhën angleze. Pas tyre vijnë skandinavët që flasin anglishte të rrjedhshme. Danezët, suedezët, norvegjezët dhe finlandezët përbëjnë top 5-ën e parë.
Nga fqinjët renditen më së larti serbët, konkretisht në pozitën e 17-të. Hulumtimi është bërë në kontakt me 900 mijë persona nga një grup prej 90 ekspertësh në mbarë botën.
Gjuha angleze është e dyta më e folura në botë pas gjuhës kineze ndërsa konsiderohet si urë lidhëse në botë për shkak të komunikimit në biznes, turizëm, teknologji dhe rrjete globale.