Ka përfunduar suksesshëm edhe nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2018”.
Nga 18 shtete sa konkurruan në natën e sotme, 10 prej tyre ia dolën të kualifikohen për në finalen e madhe, e cila mbahet të shtunën më 12 maj.
Në finale u kualifikuan 10 shtetet më të votuara nga juria dhe publiku, teksa me to sot u kompletua lista prej 26 shteteve që përbëjnë numrin e performancve të natës finale.
Kujtojmë që pjesë e finales këtë vit janë tre shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta, që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë.
Kjo është lista me 10 shtetet e natës së dytë gjysmëfinale që arritën të kualifikohen për në finalen e “Eurovision 2018”:
Serbia
Moldavia
Hungaria
Ukraina
Suedia
Australia
Norvegjia
Danimarka
Sllovenia
Holanda. /Telegrafi/