Site icon Telegrafi

Shtetet e Kuintit në takim me Thaçin 

Ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë sot në mëngjes kanë pasur një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ata janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, të shoqëruar nga protokolli i Zyrës së Presidentit.

Rritja e taksës nga 10 në 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ka alarmuar shtetet e Kuintit dhe vetë Bashkimin Evropian.

Serbia eksporton në Kosovë rreth 3 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksportit të saj vjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version