Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara testojnë sot raketën ndërkontinentale balistike Minuteman III

Gjenerali i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, Patrick Ryder, ka bërë të ditur sot në Pentagon, se do të kryhet sot testimi i raketës ndërkontinentale balistike Minuteman III.

Lansimi i raketës ndërkontinentale balistike Minuteman III, do të realizohet nga baza e forcave hapësinore Wangerberg në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

“Është një test rutinor”, ka shtuar gjenerali Ryder, duke theksuar se bëhet fjalë për lansimin operativ provues të raketës ndërkontinentale balistike.

Ndryshe testimi provues i kësaj rakete ndërkontinentale balistike, është dashur të mbahet në fillim të gushtit – por administrata e Bidenit e ka shtyrë për të shmangur eskalimin e situatës me Kinën, që kryente stërvitje ushtarake përreth Tajvanit.

Minuteman III është raketë ndërkontinentale balistike që lëvizë me karburant dhe që mund të bartë 3 deri në 6 koka bërthamore MK-12A. Rrezja maksimale e veprimit është 13 mijë kilometra.

Çdo raketë operative bartë nga një kokë bërthamore në kuadër të marrëveshjes për kontrollin e armëve mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Është prodhuar nga Boeing dhe ka dimensione: 18.2 metra e gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version