Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se në fund se do të tërhiqen nga UNESCO deri në fund të vitit të ardhshëm, pasi konsiderojnë që në këtë organizatë ndërkombëtare nevojiten reforma dhe se në të janë të vazhdueshme paragjykimet kundër izraelit.
Sekretari Shtetëror ka informuar Sekretaren Shtetërore të UNESCO-së, Irina Bokov rreth vendimit të SHBA-ve që të tërhiqen nga kjo organizatë, transmeton Telegrafi.
Ky vendim nuk është marrë me nguti dhe pasqyron shqetësimet e SHBA-ve lidhur me angazhimet në rritje të pazgjidhura në UNESCO si dhe reformat e nevojshme brenda kësaj organizate, por edhe paragjykimet e vazhdueshme të drejtuara kundër Izraelit”, ka deklaruar Heder Nauert, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.
Në deklaratën e Departamentit të Shtetit, thuhet se “Shtetet e Bashkuara do të “vazhdojnë të angazhohen… si një vend jo anëtar me status vëzhgues për të kontribuar në qëndrimet, perspektiva dhe ekspertizën amerikane”.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 31 dhjetor të vitit 2018. /Telegrafi/