Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për ngjarjet e sotme në Mal të Zi, bëjnë thirrje për qetësi

Pas ngjarjeve të sotme para Kuvendit të Malit të Zi, ambasada amerikane në Mal të Zi, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm të diskursit paqësor dhe konstruktiv.

Kuvendi sonte me votat e deputetëve të shumicës parlamentare në Mal të Zi, sërish ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Presidentin, pas së cilës pjesëmarrësit e protestës para Kuvendit kanë shembur gardhin mbrojtës, ndaj policia ka përdorur gaz lotsjellës, transmeton Telegrafi.

“Ftojmë të gjithë liderët dhe qytetarët malazezë që të vazhdojnë bisedën dhe të gjejnë zgjidhje paqësore për problemet politike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Podgoricë.

Pas protestave ka reaguar edhe vet ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

“Miq të Malit të Zi, ju lutemi përqendrohuni në atë që është e rëndësishme, duke e çuar këtë vend përpara për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve malazezë”, tha ajo në Twitter.

Me ndryshimet e miratuara, Qeveria mund të zgjidhet pa pëlqimin e presidentit të shtetit, përkatësisht presidentit të Malit të Zi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version