Michaela Schwarzer-Bloom është zëvëndës ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ajo më herët ka shërbyer në disa misione. Në Maqedoni ajo vjen direkt nga ëashingtoni ku ka qenë e angazhuar si mbikqyrëse e misioneve të SHBA-ve në të gjithë botën.
Bloom ka qenë e angazhuar Palestinë. Mes vitesh ajo ka qenë e angazhuar nga SHBA-të edhe nëpër Evropë.
Në Ballkan ajo është angazhuar në Kroaci për tre vite ku ka qenë sekretare e parë për bashkëpunim ekonomik në ambasadën e SHBA-ve në Kroaci.
Bloom është gruaja e tretë që emërohet si njeriu i dytë i kësaj ambasade në Maqedoni./Telegrafi/