Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtyjnë kufizimet tregtare dhe për investime në kompani të caktuara ushtarake kineze, që janë të përfshira në listën e zezë amerikane.
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit thuhet se shumica e investimeve në këto kompani do të jetë deri më 27 maj, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, janë ndaluar transaksionet e letrave me vlerë midis kompanive që janë të përfshira në listë.
Në muajin nëntor 2020, administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump vendosi t’i kufizoj investimet nga SHBA në kompanitë kineze, gjë që Washingtoni pretendon se janë në pronësi ose të kontrolluara nga ushtria kineze.
Në fillim të muajit janar, SHBA-ja kishte larguar nga bursa tri kompani kineze të telekomunikacionit, të cilat kishin lidhje me Ushtrinë e Kinës.
Pra, China Telecom, China Mobile dhe China Unicom Hong Kong janë kompanitë që janë larguar nga bursa e New Yorkut. /Telegrafi/